Më shumë telashe për influencer-en Chiara Ferragni. Pas rastit të pandoros së Krishtlindjeve të Balocco-s dhe vezëve të Pashkëve Dolci Preziosi, Chiara Ferragni tashmë po hetohet me akuzën e mashtrimit të rëndë për kukullën Trudi.
Kjo është ajo që thuhet në dokumentin që prokuroria e Milanos i dërgoi prokurorit të Gjykatës së Lartë. Mediat raportojnë se vendimi i Gjykatës nuk do të vonojë shumë. /hej.al