Nga Malvina Tare
Kush është prind i ri e kupton direkt këtë titull dhe i shkon drejt e në zemër, atje ku i gjendet shqetësimi dhe meraku që mbart gjithë ditën me veten. Ankthi i kopshtit është ajo ndjesi boshe e prindit, që përveç emoncionit të ndarjes me të vegjlit tanë, të shtohet edhe ajo pasiguria nëse po e lë në vendin e duhur. Kjo pasiguri rritet akoma më shumë për kopshtet private.
Në Tiranën tonë të zhurmshme është e vështirë të gjesh atë që i duhet një fëmije që të kalojë kohën më të gjatë pa prindin e tij, kopshtin. Një ambient në paqe, në natyrë dhe ç’është me e rëndësishmja, të sigurt.
Nëse interesoheni në kopshtet shtetërore në zonat më të populluara gjenden rreth 35 fëmijë në një grup. Nëse shkon pak më tej Tiranës në lagje të reja siç është Astiri, nuk ka kopshte shteterore. Për këtë dhe për shumë arsye, prindërit e punësuar në sektorin privat, me orë të gjata pune dhe ditë të munguara pushimesh janë të detyruar t’i zgjedhin. T’i paguajnë sa ju kërkojnë dhe ndërkohë nuk janë në gjendje të verifikojnë standardin.
Duke u nisur nga shumë raste të denoncuara në emisione investigative është e vështirë për një prind në Tiranë të gjejë vendin ku fëmija edukohet dhe nuk dhunohet, apo nuk ç’edukohet.
Përpara kontrollit “të rreptësishëm” nga ministria e Arsimit mendoja se shumë kopshte që mbijetonin dhe punonin pa asnjë lloj standardi do të mbylleshin, por jo ata vazhdojnë të pashqetësuar të punojnë edhe sot.
E megjithatë përsëri mendoj, a lidhet ky “ankthi i kopshtit” me “traumat” tona në fëmijëri gjatë periudhës së kopshtit dhe dhunës që ka mbizotëruar, apo ka të bëjë më shumë me situatat e frikshme që ne shohim sot në media? Të vështirë e kam përgjigjen./hej.al