Tre vite pa asnjë shije të re, erdhi momenti. Coca-Cola po hedh në treg Coca-Cola spicy.
Kur do mund t’i shijojmë? Nga 19 shkurti.
Shija e re përmban një nuancë mjedre dhe shije pikante.
U dedikohet të gjithë atyre që vdesin për ushqimet pikante.
Ky produkt i ri pasqyron strategjinë e Coca-Cola-s për të tërhequr konsumatorë të rinj duke eksperimentuar me shije inovative, por që gjithmonë bazohen në Coca-Colan klasike./hej.al