Një sherr mes dy banoreve të Big Brother Vip, gazetares Ilnisa Agolli dhe moderatores Erjola Doçi gati ka degraduar në përplasje fizike.
Sherri mes dy banoreve nisi në kuzhinë, ku gazetarja i shty tiganin e gatimit Erjolës, duke rrezikuar një djegie të saj. Ky veprim i Ilnisës nuk u prit mirë nga moderatorja duke iu drejtuar me fjalët “skizofrene”.
Ndërkohë Ilnisa i përmendi konkurrentes së BBV prindërit e vdekur teksa u shpreh se “kështu të kanë edukuar”, deklaratë e cila e ka ecaruar shumë Erjolën, e cila iu është drejtuar duke i thënë “ndyrësirë, femër e pështirë”.