Detaje të tjetra kanë dalë në lidhje me vetëvrasjen e një 27-vjeçareje në Kamzë, pasi personazhi i Tik Tok-ut, Altin Çoku i kishte nxjerrë foton intime në rrjet. Mësohet se 39-vjeçari e shantazonte viktimën, e cila ishte në një raport me të, gjatë kohës që kishte nisur procesin e divorcit, me bashkëshortin në Kosovë. Ndërkohë është bërë publike, fotoja me të cilën Çoku shantazhonte të renë, duke hapur profile me foton ku shfaqen të dy përqafuar, në momente intime.
Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vethedhur nga kati i katërt, ndërsa dyshohet se ky nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla./hej.al