Altin Çoku ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini.
39-vjeçari ka deklaruar se foton intime nuk e ka publikuar ai në rrjetet sociale, por shtetasi me mbiemrin Haxhia.
“Foton e nxori shtetasi Haxhia. Mesazhet janë në telefonin e vajzës, të së ndjerës. Shpreh keqardhje për familjen e të ndjerës”, deklaroi ai.
Kujtojmë se 27-vjeçarja i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i publikuan foto intime në TikTok./hej.al