Recetat e rikrijuara, me bazë autoktone, janë ato që gjithnjë e më shumë, ngado nëpër botë, po zënë vendin e tyre të nderit. Pastiçieri Dritjon Alushi ka bërë të njëjtën gjë. Ka krijuar ëmbëlsirën që po bëhet e famshme në Francë. Pastiçeria ku ai punon është një nga më të shtrenjtat në Paris dhe sot ka në vitrinën e saj edhe edhe “Hiraeth”, ëmbëlsirën që mban vulën e tij. Por si u krijua?
“Me trëndafilin doja të përshkruaja bukurinë që më la ai vend në mendje dhe nuk mund ta harroja kurrë. Më ngjyrën e kuqe të flaktë doja të përshkruaja historinë e gjaktë që fshihet “Hiraeth”. Unë kam qenë gjithë kohës duke e menduar se si do të pritet “Hiraeth”, jo vetëm për historinë por edhe për vlerat që solli, duke përfshirë shegën, agrumet, vajin e ullirit.
Mua më la në mendje, nuk mund të lija pa e përfshirë, përveç historisë mahnitëse dhe ashtu siç mu hapën sytë kur pashë Camërinë ashtu iu hapën sytë çdo personi që lexoi për historinë e “Hiraeth”. Çdo ndjenjë që unë kam përjetuar kur e përgatisja, është pasqyruar tek ata që e kanë provuar, por bëri që të marrë edhe vlerësimin maksimal të universitetit më të mirë të kulinarisë në botë. Vendi ku unë punoj është një nga më të shtrenjtat, por ëmbëlsira më e lirë që kushtin këtu është 13 euro”, u shpreh ai./hej.al