Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë, ndërsa Ukraina ndodhet në luftë me Rusinë që prej shkurtit 2022. Tirana do të jetë mikpritëse e një samiti për Ukrainën, ku padyshim fokusi do të vendoset tek lufta dhe mbështetja ndaj Ukrainës do të jetë fokusi i takimit mes Zelenskyt dhe liderëve të Ballkanit Përendemor, por nuk do të mungojnë as liderë të BE-së dhe zyrtarë të lartë të Brukselit.
Samiti për Ukrainën në Tiranë do të mbahet më datë 28 shkurt. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që paralajmëroi nga Shkupi samitin dhe vizitën e Zelensky në Tiranë.
Shqipëria ka treguar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën dhe integritetin territorial të saj. Shqipëria dhe SHBA ishin bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë, Zelensky me një dekret të Posaçëm nderoi Edi Ramën me “Urdhrin e Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë”, për mbështetjen pa kufi që Shqipëria ka treguar ndaj Ukrainës./hej.al