Disa shenja zodiaku janë shumë të kundërta dhe nëse ato bëhen bashkë ka të ngjarë të pyesni veten se si këto çifte përfunduan të martuar. Në pamje të parë ata nuk janë të bindur se lidhja e tyre do të zgjaste aq shumë sa do të çonte edhe në martesë. Le të shohim se për cilat çifte të zodiakut po flasim:
DASHI – AKREPI
Është e qartë se në marrëdhëniet e një Dashi dhe një Akrepi do të ketë probleme të ndryshme, por ato mund të kapërcehen, nëse të dy kanë vullnetin e nevojshëm dhe sigurisht dashurinë. Ata nuk janë aq të ndryshëm sa mendoni. Ata kanë shumë të përbashkëta. Dhe një prej tyre është seksi i mirë që bëjnë. Dhe nëse ka kimi romantike dhe pak komunikim në jetën e përditshme, atëherë ata mund të arrijnë edhe martesën. Se sa do të zgjasë kjo martesë është një çështje tjetër.
DEMI – SHIGJETARI
Tërheqja e tyre ndonjëherë është e parezistueshme dhe në rastin më të mirë mund të shihni një Dem që martohet me një Shigjetar. Arsyeja pse këta dy njerëz mund të bëhen kaq të afërt është sepse ata gjejnë tek njëri-tjetri pjesë të tyre që mungojnë.
BINJAKËT – BRICJAPI
Në pamje të parë, një Binjak dhe një Bricjap nuk kanë asgjë të përbashkët. Ata më njëri-tjetrin janë si dita me natën. Megjithatë, ka një pikë që i bashkon dhe nuk shihet me sy të lirë. Dhe kjo është “mendja”. Ata janë të dy shenja inteligjente dhe me një mendje të mprehtë. Kështu, mes tyre mund të zhvillohet një kimi, sepse ata mendojnë se kanë gjetur një person që është në nivelin e tyre mendor.
VIRGJËRESHA – PESHORJA
Mos i shihni kaq të kundërta dhe të ndryshme. Ato janë dy shenja fqinje dhe kjo do të thotë se Peshorja mund të ketë planetë personalë tek Virgjëresha dhe ajo mund të ketë planetë në Peshore. Pra, tërheqja është e pashmangshme. Ju mund të mendoni se ato do të donin të qëllonin njëri-tjetrin për një mijë arsye të ndryshme. Por në praktikë nëse këto dy shenja ndajnë karakteristika të përbashkëta, do të shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe ndoshta edhe do të martohen./hej.al