A mund të jetë një kërcënim për peshën e fëmijëve një gotë me lëng të parapaketuar? Një analizë e studimeve të ndryshme zbuloi pasojat e mundshme të ndryshimit në peshë të fëmijëve, por edhe të të rriturve nga konsumimi sistematik i këtyre produkteve.
Ndonjëherë prindërit e kanë më të lehtë t’i japin fëmijës një lëng frutash të gatshëm, duke përfshirë kështu më shumë vitamina në planin ushqimor të fëmijëve. Por a është një zgjedhje aq e shëndetshme sa mendojnë ata? Sipas studiuesve kanadezë, përgjigja është në të vërtetë e ndërlikuar, duke vënë në dukje se udhëzimet dietike duhet të rishqyrtohen.
Më konkretisht, duke parë marrëdhënien komplekse midis pirjes së lëngut 100% prej frutave dhe shtimit të peshës, ata arritën në përfundimin se një lëng frutash mund të çojë në mënyrë tinëzare në shtim në peshë dhe në obezitet.
Zgjedhja e një lëngu frutash të gatshëm, zakonisht prej portokalli, është e vetmja rrugëdalje kur duam një dozë të fortë vitaminash, duke mbuluar konsumin ditor të frutave. Po pavarësisht se përmbajnë vitamina të vlefshme, antioksidantë dhe polifenole, atyre u mungojnë fibrat, gjë që çon në shtim të peshës, sepse kanë shumë sheqer.
Si përfundim, edhe pse lëngu i frutave është një zgjidhje e thjeshtë dhe e lehtë, është më mirë ta konsumoni me moderim dhe të preferoni frutat e plota, të cilat ofrojnë fibra dhe lëndë të tjera ushqyese pa kaloritë e tepërta nga sheqernat, me synimin për të mbajtur peshë të shëndetshme./hej.al