“Isha 13 vjeç kur na dëbuan nga shtëpitë”, e nis kështu rrëfimin e saj Egzona Ademi në ditën e Pavarësisë së Kosovës në emisionin “Livingroom” në Vizion Plus ku ajo ka qenë e ftuar.
“Masakrat dhe shkatërrimet ishin në të gjitha shtëpitë. Unë si fëmijë mbaj mend si sot kur na nxorrën nga shtëpitë ndërkohë që ne mendonim se nuk do të ndodhte kurrë. Shikonim rradhë të gjata me njerëz me ëanta gra fëmijë duke ecur dhe duke lënë shtëpitë e tyre. Në fillim mendonim se kjo gjë nuk do të vinte deri tek ne. Unë kam fjetur me atlete dhe rroba për disa javë flija në tokë. Mamin dhe babin e porosisnin që të më vishnin me rroba çunash. Kam ndenjur me kapuç dhe paliçeta në mënyrë që të kishin kujdes për mua. Mbaj mend babai ka qenë koleksionues I radiove edhe babai kishte një radio në dor dhe thoshte: këtë radio ta marr apo jo. E kishim hubur krejt. Na nxorrën jashtë me kallashnikov dhe babain kanë qenë duke e vra. Serbët i thanë babait: “Ikni në Shqipëri, Prizëren nga keni ardh nuk keni punë këtu”. Kur ecnim na kalonin plumbat mbi kokë. U vendosëm në Bllacë e më pas jeta thjesht vazhdoi… Sot këngëtarja dhe aktoria nga Prishtina jeton në Tiranë dhe festimet për ditën e pavarësisë do ti përcjell prej këtej. Hej.al