E pyetur në programin “Livingroom”, në Vizion Plus se cilat janë diferencat midis Kosovës dhe Shqipërisë pas 13 vitesh që jeton këtu Egzona rreshtoi disa prej tyre; si trafiku, ushqimi, apo karburanti.
“Trafiku. Këtu është skandal. Në kosovë janë shumë të edukuar në Trafik. Në Kosovë shumë rrallë e dëgjon borinë e makinës. Ndërsa këtu në çdo sekondë, sapo hapet semafori. Nuk ka kulturë të trafikut. Televizionet mendoj që janë më shumë të zhvilluara këtu. Nuk e di çfarë na penalizon ne në Prishtinë. Spektaklet televizive janë në nivel tjetër në Shqipëri. Më të zhvilluara.
Qoftet janë skandal më vjen keq, por janë më të mira në Prishtinë. Ushqimi është më i rëndë në Kosovë.Në Kosovë karburanti është më i mirë dhe më i lirë. Në Kosovë janë më të afërt njerëzit.
Humori është komplet ndryshe. Nëse marr një barcaletë në Kosovë e mundohem ta përkthej, këtu më thonë “ Humor Kosovar”. Këtu qeshin me kekqputimin e fjalëve që s’merren vesh vetëm kjo është pika e lidhjes. Të vish nga Kosova të bësh humor në Shqipëri është e vështirë”, tha Egzona, duke treguar kështu se e njeh mjaft mirë jetën në Shqipëri. Egzona, ne të hej.al mendojmë që ke shumë të drejtë në çështjen e borive, karburantit e sidomos humorit. Hej.al