Martesa shihet shpesh si një angazhim i përjetshëm. Kur njerëzit martohen, ata premtojnë se do të qëndrojnë me njëri-tjetrin deri në fund. Sidoqoftë, ndonjëherë ata zbulojnë se kanë bërë një zgjedhje të gabuar dhe kanë zgjedhur një partner me të cilin nuk mund të vazhdojnë gjatë
Bright Side rendit historinë e 3 personave, që tregojnë arsyet pse janë divorcuar:
1.Po visheshim për dasmën e një miku. Unë isha në formën më të mirë dhe mendoja se dukesha në rregull me atë kostum. Ajo ishte duke u grimuar dhe unë vura re se sa bukur dukej. Prita që ajo të thoshte diçka të këndshme dhe për mua, por nuk e bëri. Dhe thjesht më lëndoi. Nuk më kujtohej asnjë herë që ajo të më komplimentonte për pamjen time. Kështu që i thashë asaj: “E di, unë të them gjithmonë sa e bukur je dhe sa më tërheq, por kurrë nuk më kujtohet të më kesh thënë ndonjëherë se dukem mirë. “Pse u martove me mua pyeta, kur nuk isha tërheqës? Dhe ajo tha: “Unë nuk mendoja se ishte e rëndësishme në atë kohë”. Nuk jam ndjerë kurrë kaq i shëmtuar. U ndjeva keq kur kujtova se 30 sekonda më parë ndihesha kaq mirë me veten për herë të parë në jetë.
2. Isha e rraskapitur duke u kujdesur e vetme për të porsalindurin tonë dhe i thashë se nuk mund ta bëja më. Por si përgjigje, më partneri tha se do e çonim fëmijën për birësim. Unë e lashë atë. Kur fëmija ynë ishte tre muajsh dhe unë pata rastin më të keq të martesës.
3. Kur qaja shumë herë në javë në vend të 2-3 herë në vit. Unë isha në depresion sepse gjyshi im ishte shoku im më i mirë, dhe ai vdiq, kështu që u ndjeva keq. Në vend që të më mbështeste, ai më tha se nuk ia vlente mbështetjen emocionale që më duhej për të përballuar një humbje kaq të rëndësishme në jetën time. Divorci më kushtoi pak, por në fund ia vlejti të mos isha me një burrë që nuk do të ofronte mbështetje në një kohë të keqe./hej.al