Ruby Franke, një nënë e gjashtë fëmijëve nga Utah, përdori një video-blog dikur të njohur të quajtur “8 Pasagjerët” për të dhënë këshilla prindërore. Në mënyrë tronditëse, Franke pranoi se kishte abuzuar fizikisht dhe emocionalisht fëmijët e saj.
Ndër veprimet e saj shqetësuese, Franke i bindi dy fëmijët e saj më të vegjël se ata ishin në thelb të këqij dhe të pushtuar, duke ju kërkuar dënim për t’u penduar. 42-vjeçarja, së bashku me partnerin e saj të biznesit, këshilltaren e shëndetit mendor Jodi Hildebrandt, u deklaruan fajtor për katër akuza për abuzim të rëndë të fëmijëve./hej.al