- Home
- Life & Home
- News
- Travel
- Shëndeti
- Shije
- Shopping
- Dasma
- Astrologji
- Showbiz
- By Automatically Hierarchic Categories in Menu SmartMag
Si t’ja bëni kur jeni në natyrë dhe ju “zuri për në banjë”.

Jashtë dhe pa tualet: Këshilla dhe truke.

Nuk ka rëndësi nëse jeni duke ecur nëpër male, duke u çlodhur në një zonë të izoluar të plazhit, ose në një udhëtim me biçikletë në natyrë, në një moment do t ju shkohet në tualet. Mirëpo ja që tualet nuk ka. Si i bëhet?. Do përdorni tualetin e natyrës natyrisht, për nevoja të vogla dhe të mëdha. Këtu nuk kemi ç’bëjmë, se nuk ju themi dot mos e bëni. Por ama mund t ju tregojmë se çfarë duhet të keni prasysh kur përdorni tualetin natyral për emergjencat e vogla dhe të mëdha.
Tualeti i jashtëm; Respektoni natyrën.
Në thelb, ju duhet ta lini natyrën ashtu siç e keni gjetur. Domethënë, çdo lloj plehrash, pecetat, letrat higjienike, pelenat, tamponët ose jastëkët duhen marrë përsëri në një qese dhe nuk duhet të lihen në tokë. Në varësi të përbërjes, këto gjëra duhet ta dini se kalben shumë ngadalë. Prandaj rekomandohet që të apasionuarit pas ambienteve të jashtme të kenë gjithmonë një çantë me vete.
Këshillë e vogël: Një tabletë aspirine e grimcuar ose qese çaji pak të lagur do të neutralizojnë aromat nga letra e përdorur. Çantat e shpinës kanë disa xhepa anësor të ndarë nga pjesa tjetër kështu që mund ti fusni aty pecetat, letrat higjienike, pelenat, apo tamponët që keni përdorur.
Vendi i duhur/jo pranë lumenjve dhe liqeneve
Vetëkuptohet që duhet të kërkoni një vend ku nuk do të dukeni për të bërë urinimin tuaj, qoftë i madh apo i vogël. Në natyrë, shkurret dhe pyjet janë ideale. Gjëja më e rëndësishme është të jeni mjaft larg shtëpive.
Nëse nuk ka rrugë tjetër, është e domosdoshme të zgjidhni tualetin natyral jo pranë lumenjve dhe liqeneve. Në këtë mënyrë, ju shmangni përhapjen e mundshme të patogjenëve. Ngarkesa e mikrobeve në urinë është relativisht e vogël dhe mund të çojë më tepër në një telash ere por jo në kontaminim, por nëse bëhet fjale për jashtëqitje, vëmendja duhet të jetë më e madhe. Jashtëqitjet e ngurta nga njerëzit shpesh përmbajnë një sërë mikrobesh, bakteresh dhe virusesh që nuk duhet të përhapen në mjedis.
Duhet t’i hidhni një sy nëntokës. Shpatet duhet të shmangen si dhe shkëmbinjtë. Kushtet e sheshta dhe tokësore janë më të mira. Tualeti natyral duhet të zgjidhet në mënyrë që të arrihet lehtësisht nga shiu. Për të shmangur irritimet e lëkurës dhe reaksionet alergjike, duhet të keni kujdes edhe nga bimët helmuese që mund të gjenden pranë teksa jeni ulur…. E njëjta gjë vlen edhe për kafshët, sepse milingonat, rriqrat, ose mushkonjat, mund të bëhen shpejt shoqërues të bezdisshëm kur urinoni.
Karakteristikat e veçanta të urinimit të madh në natyrë. Sinjali që përdorin alpinistët.
Ndërsa urina mund të bëhet mjaft shpejt dhe me qetësi, urinimi i madh (ose jashtëqitja), kërkon disa veçori të tjera. Për të mos lënë gjurmë, duhet të hapni një gropë rreth 10 cm të thellë. Kjo vlen vetëm për jashtëqitjet, letrat higjienike ose të ngjashme me to si prsh letra të lagura, të cilat duhet të mblidhen dhe të hiqen. Nëse nuk keni një lopatë me vete, mund të përdorni një shkop. Përndryshe, ju mund të merrni gjethe të mëdha nga pema e panjës ose e ahut (do ishte mirë), të cilat gjithashtu mund të groposen.
E paimagjinueshme në pyll, por e mundur në shkretëtirë, është djegia e letrës higjienike me çakmak. Këtu duhet të jeni absolutisht i sigurt se nuk ka rrezik zjarri. Kur të keni mbaruar, gropa që hapët, duhet të mbyllet përsëri mirë dhe të mbulohet me degë dhe gjethe, në mënyrë që kafshët kureshtare të mos fillojnë të gërmojnë pikërisht në atë vend.
Për alpinistët apo të apasionuarit e natyrës shenja, “këtu ka jashtëqitje” , është ngulja e një dege vertikale mbi gropën e mbuluar. Përdoreni dhe ju këtë sinjal. Të tjerët që e njohin këtë shenjë, do e kuptojnë se ai shkop është vendosur nga dora e njeriut dhe ka këtë arsye.
Gjithashtu për të shmangur kalimin e mikrobeve nga duart tuaja te njerëzit e tjerë, është mirë të përdorni dezinfektues.