Në një bisedë me Meritonin dhe Rozën, Sara ka folur për lidhjen pezull që ka lënë me ish-partnerin e saj, boksierin Jurgen Uldedaj.
Sara shprehet se nuk ka pasur një lidhje të stabilizuar me të dhe se ai ka bërë shumë gabime.
Roza: Duke e dashur kaq shumë dhe duke folur në FaceTime para se të futesh në izolim, të vish këtu brenda dhe t’i hedhësh sytë tjetrit, ta joshësh tjetrin.
Sara: Varet si ka qenë marrdhënia. Unë e kuptoj që ne të dyja jemi kundërshtare në këtë lojë dhe ke tendencën për të më nxjerrë keq.
Roza: Për Zotin, po flas në raport sentimental të gjësë.
Sara: Ai mund të ketë bërë 100 gabime gjatë rrugës për shembull, të cilat në momentin që kam parë këtë djalin kam thënë, një sekondë o vëlla se ai tjetri ka bërë 100 gabime, kurse ky djalë qenka djalë i mirë. Gjithë lidhja ime ka qenë e dedikuar tek ai. Unë që kishte investuar shumë tek vetja, momentin që unë nisa një lidhje me të, jam mbyllur në shtëpi. Kam lënë punën, kam lënë shkollën. Jam mbyllur në shtëpi 1 vit e tre muaj./hej.al