- Home
- Life & Home
- News
- Travel
- Shëndeti
- Shije
- Shopping
- Dasma
- Astrologji
- Showbiz
- By Automatically Hierarchic Categories in Menu SmartMag
Këngëtari Julio Iglesias ndalohet në aeroport, kishte 42kg fruta dhe perime në valixhen e tij

Rukola, kërpudha, spinaq, luleshtrydhe dhe të tjera perime kishte këngëtari Julio Iglesias, brenda në valixhen e tij, e cila peshonte 42 kg.
Artistit spanjoll Julio Iglesias iu sekuestruan bagazhet e tij nga zyrtarët e aeroportit në Republikën Domenikane pasi u zbulua një sasi e madhe prodhimesh vendase. Mediat lokale raportojnë se bagazhi i artistit përmbante mbi 42 kg prodhime ushqimore, duke përfshirë luleshtrydhe, mjedra, boronica, qershi, domate, panxhar, selino, fasule, spinaq, marule, kërpudha dhe mish. Një njoftim për shtyp sugjeroi se ai synonte t’i sillte ata në Republikën Domenikane.
Pasagjeri u kap me ngarkesën kur mbërriti nga Bahamas me një fluturim më 10 janar, ku u zbulua se ai dyshohet se kishte tentuar të kontrabandonte ushqimet në bagazhin e tij./hej.al