Një grup intelektualësh në vend, përfshi akademikun Rexhep Qosja, ish-Presidentin Bamir Topi, historianin Pëllumb Xhufi dhe profesorin e gjuhësisë, Xhevat Lloshi kanë nënshkruar një letër ku i kërkojnë AMA-s të ndërhyjë në emisionet e televizioneve për të mos i dhënë hapësirë promovimit të dijeve amatoreske dhe sharlatanizmit, sicc e quajnë ata.
Intelektualët theksojnë në këtë letër se niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante.
Në një kundër reagim ndaj këtij peticioni ka reaguar menjëherë studiuesja dhe historjana Eleni Kocaqi, e cila shprehet:
”METODA KOMUNISTE E CENSURËS ËSHTË ANTI- KUSHTETUESE
Censura është metodë komuniste në kundërshtim me Kushtetutën që cënon mendimin e lirë. Media është e lirë të paraqesi alternativa mendimi aq kohë sa ruan etikën. Debati në shkencë është me fakte dhe argumente dhe jo me censurë. Ky peticion duket sikur është përpiluar nga grupet ekstremiste anti shqiptare te Ballkanit.
Aty thuhet se propogandohet qe shqipja është gjuha më e vjetër në Evropë. Këtë gjë nuk e thonë shqiptarët, por shkencëtarët më të mirë të botës. Fakti që shkenca zyrtare shqiptare e kundërshton problemin e ka me veten. Keto pseudo studiues, janë të shqetësuar për mohimin e ndonjë kombi të Ballkanit, por nuk thonë asnjë rresht për arbërit që përbëjnë këtë komb fallco ballkanik, por injorojnë ekzistencën e tyre. Nuk kanë lexuar që këto fakte shkruhen edhe nga vet studiuesit serioz te vendeve fqinjë, të cilëve ju referohemi. Nuk kanë se si ti dinë, se një pjesë e tyre as nuk dinë e as nuk duan. Një studim hidhet poshtë me fakte, jo me metoda komuniste e naziste. Me këtë peticion treguan se marrin rrogat nga shteti kot dhe përfundimisht bënë veten qesharak. Amatorizmi në shkencë nuk luftohet me censurë, por me përballje profesionale. Është shkenca e vërtet ajo që nxjerr jashtë loje amatorizmin dhe jo censura.
PS ; Fjala censurë sipas studiuesve botërorë, rrjedh nga fjala latine census me një rrënjë para latine cen që kishte kuptimin cënoj, apo është me cen. Se ça lidhje ka fjala cen e shqipes me censurë, kjo duket fare qartë, por nëse e thua je sharlatanë e duhet të quhesh njëri me cen apo i censuruar.”
E ftuar në emisionin Livingroom nga Brunilda Lahe historjania Kocaqi u shpreh se peticioni drejtuat AMA nga akademikët është konkretisht kundër saj, pasi shumë studime të saj cilësohen si të pavërteta. /hej.al