Tre anëtarët e familjes Meta që vranë babanë në Durrës, sot para gjykatës kanë deklaruar se krimi është bërë nga motra, Hygerta, pas sherrit për fejesën pa dëshirë.
Djali i madh Hysen Meta ka ndryshuar deklaratën e tij, duke mohuar vrasjen e të atit.
“Nuk ka shkak fare se nuk e kam bërë. Të flasë ai që e ka bërë. Kam parë që motra e vogël ka qëlluar babain Motra ka pas konflikte. Një nga arsyet se donte ta fejonte me zor dhe kishin debatuar shumë herë. Unë nuk kam pasur marrëdhënie të mira, kam qenë i hutuar, na erdhi keq për atë që i ndodhi babai”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, djali i vogël Amarildo Meta ka deklaruar se ka ndihmuar në fshehjen e provave të krimit.
“Gjeta mamanë e shqetësuar në shtëpi dhe pastaj me tha që ishte vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Dhe aty nisëm të kryejmë veprimet për ta fshehur. I kërkova makinën shokëve që të largonim automjetin tjetër”, ka deklaruar Amarildo Meta./hej.al