Rike Roçi në një bisedë me Juljan Dedën në BBV foli për jetën e saj. Ajo tregoi se si emigracioni ka ndikuar te familja e saj, duke i ndarë anëtarët e familjes.
Rike Roçi: Në 2015 babai ka vdekur, ishte shumë i ri 52-vjeç. Vdiq nga bronkopneumonia kronike. Pinte tre paketa në dite. Unë nuk e kam pasur kurrë familjen të gjithë bashkë.
Rike: Lindi vëllai, ne nuk ktheheshim dot, thoshte çfarë do i jap kalamajve për të ngrënë po të ktheheshim. Derisa u rritëm ne, u shkolluam dhe donim të ktheheshim, por babai humbi jetën. Tani në Itali jetoj me mamin dhe vëllain, motra është e martuar me një italian.
Juli: Mami është me pension?
Rike: Mami merr pension invalidi. Kur arritëm ne në 2000-shin mami pati një aksident të rëndë, qëndroi 6 muaj në koma. Kam përjetuar trauma, mua më iku mami, qëndroi një vit e gjysmë në spital dhe isha vetëm unë babi motra dhe vëllai i porsalindur. Kisha babin por nuk kisha mamin. Jeta nuk na ka lënë kurrë gjithmonë bashkë./hej.al