Jeni në kërkim të ideve të mëngjesit që janë të shijshme dhe të shëndetshme njëkohësisht? Më poshtë do të gjeni katër receta të shkëlqyera që jo vetëm që janë të mbushura me vlera ushqyese por gjithashtu janë brenda limitit të 400 kalorive. Këto mëngjese të lehta për t’u përgatitur do t’ju ndihmojnë të filloni ditën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme.
1. Tost me Avokado dhe Salmon të tymosur – 369 kalori
Kombinimi i avokados kremoze me salmonin e tymosur ofron një mëngjes të pasur me yndyra të shëndetshme dhe proteinë. Shtoni disa feta të trasha domate ose disa gjethe rukola për një shtesë të vlerave ushqyese dhe një porcion perimesh.
Përbërësit:
- ½ avokado (161 kalori)
- 1 fetë bukë me grurë të plotë (109 kalori)
- 3 oz salmon i tymosur (99 kalori)
Si ta përgatisni?
Si fillim thekni bukën, shtypni avokadon tuaj dhe shpërndajeni mbi tostin tuaj. Shtoni sipër bukues salmonin e tymosur dhe perimet e zgjedhura dhe konsumojeni.
2. Tërshërë me Luleshtrydhe dhe Gjalpë Kikiriku – 391 kalori
Tuershëra e pasur me fibra, kur kombinohet me fruta shton edhe më shumë fibra e shëndet në pjatë, dhe gjalpi i kikirikut shton yndyra të shëndetshme dhe proteinë. Për një opsion me më shumë proteinë që mbetet rreth 400 kalorive, mund të shtoni edhe një porcion të pluhurit të proteinës që mund të përdorni.
Përbërësit:
- ½ filxhan tërshërë (154 kalori)
- 2 lugë gjelle gjalpë kikiriku (188 kalori)
- 1 filxhan luleshtrydhe, të ndara në gjysmë (49 kalori)
Si ta përgatisni?
Përgatisni tërshërën, vendoseni ujin në zjarr dhe kur të marrë valë, uleni temperaturën dhe hidhni tërshërën. Përziejini rregullisht dhe lëreni të gatuhet për 5 minuta deri sa drithi të zbutet dhe të përthithë shumicën e ujit. Më pas lëreni të ftohet dhe shtoni gjalpin e kikirikut bashkë me luleshtrydhet.
3. Smoothie – 360 kalori
Smoothiet janë një mënyrë e shkëlqyer për të kombinuar të gjitha përbërësit e mëngjesit në një enë të vetme. Kjo recetë merr proteinat e saj nga pluhuri i proteinës së serumeve të qumështit, por mund të zëvendësohet lehtësisht me çdo lloj tjetër të pluhurit të proteinës.
Përbërësit:
- 1 banane, e prerë (122 kalori)
- 1 filxhan fruta të ngrira (63 kalori)
- 1 lugë gjelle fara kanepi (55 kalori)
- 1 filxhan lakër jeshile (7 kalori)
- 1/3 filxhan pluhur proteinë serumi (113 kalori)
Si ta përgatisni?
Në një mikser, shtoni gjysmë gote ujë dhe të gjithë frutat e grira. Përzieni mirë derisa e gjithë masa të jetë kremoze.
4. Bukë me Krem Djathi, Djathë Dhie dhe Kastravec – 277 kalori
Një fetë buke mund t’ju kushtojë më shumë se 300 kalori dhe 50 gramë karbohidrate. Por një fetë buke e hollë është një alternativë e shkëlqyer për një vakt me pak karbohidrate dhe kalori. Shoqërojeni me krem djathi dhe kastravecë për shije më të lehtë në mëngjes.
Përbërësit:
- 2 feta buke me grurë të plotë (115 kalori)
- 1 lugë gjelle krem djathi (60 kalori)
- 50 gr djathë dhie (90 kalori)
- 1 kastravec (12 kalori)
Thekni pak bukën dhe shijojeni duke e lyer me krem djathi, djathë të thërrmuar dhie dhe pak kastravec
Këto receta janë perfekte për ata që dëshirojnë të mbajnë një dietë të balancuar pa u mohuar kënaqësitë e vogla. Të lehta për t’u përgatitur dhe të mbushura me vlera ushqyese, ato janë ideale për të nisur ditën tuaj me energji dhe shëndet./hej.al