Princesha e Uellsit është fotografuar për herë të parë që kur i është nënshtruar një operacioni në bark. Kate nuk është parë që nga fundi i dhjetorit, kur ajo u fotografua në një shëtitje në ditën e Krishtlindjeve me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore në Sandringham, Norfolk.
Mbretëresha e ardhshme 42-vjeçare u shtrua në Klinikën e Londrës, spitali privat ku edhe mbreti Charles III iu nënshtrua trajtimit, pasi u diagnostikua me kancer. Faqja amerikane e lajmeve për të famshmit TMZ ka publikuar një foto të princeshës, e cila thotë se është bërë pranë kështjellës Windsor të hënën. Kate mbante syze dielli të errëta e ulur në sediljen e pasagjerit të një Audi të zezë që drejtohej nga nëna e saj, Carole Middleton. Fotoja mësohet se është bërë nga paparacët e paautorizuar, citon Sky News. Princesha u kthye në shtëpi nga spitali pas 13 ditësh, dhe Kensington Palace tha në atë kohë se shëndeti i Kate ishte i qëndrueshëm. Kate nuk pritet të kthehet në detyrat zyrtare deri pas Pashkëve. Bashkëshorti i saj, Princi i Uellsit u tërhoq përkohësisht nga roli i tij mbretëror për t’u kujdesur për të dhe fëmijët e tyre. Në fillim të shkurtit, Princi William kreu angazhimet e tij të para publike që nga operacioni i Kate.
Detajet e gjendjes së princeshës nuk janë zbuluar, por pallati tha se nuk kishte lidhje me kancerin dhe se Kate dëshironte që informacioni i saj personal mjekësor të mbetej privat./hej.al