Pritja mori fund! Seriali që për dy sezone ka mbetur në kujtesën e të gjithëve, për humorin e hollë dhe të papriturat e dinamikës së ngjarjeve, rikthehet në datën 16 mars me sezonin e tij të tretë.
Nina, vjen me aventurat e saj, të pangjashme me të askujt tjetër. E shtuna do të jetë sërish e Olta Dakut, aktorja kryesore e këtij seriali që trazon jetët e të gjithëve, bashkë me të sajën.
Me skenar të Raelva Shabanaj, bashkë me Ninën vijnë në 10 sezonet e ardhshme në Klan, aktorët Erjona Kakeli, Raimonda Bulku, Igli Zarka, Besmir Bitraku, Erdit Asllanaj, Renada Caci etj.
Çfarë do të ndodh me Ninën? Është e sigurt që, pa e parë me sytë tuaj, askush nuk mund të hyjë në mendimet surreale të një gruaje në të 40-tat që, për tre sezone, është bërë pritja më e bukur e ekranit.