Sot shënon 8 mars dhe është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kjo ditë festohet në të gjithë botën. Dita Ndërkombëtare e Gruas u bë një ngjarje vjetore e njohur në vitin 1908, ku 15.000 gra marshuan në qytetin e Nju Jorkut duke kërkuar orë më të shkurtuara të punës, paga më të mira dhe të drejtën e votës. Clara Zetkin, hodhi idenë konferencën Ndërkombëtare të Grave Punëtore në Kopenhagë, për të pasur një ditë Ndërkombëtare për Gratë.
Atje ndodheshin 100 gra nga 17 vende të ndryshme dhe ranë dakord unanimisht. Ajo u festua në 1911, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër duke u përhapur pastaj në të gjithë vendet, informon dritare.net. Ideja fillestare e Clara Zetkin për një Ditë Ndërkombëtare të Gruas nuk kishte një datë të caktuar dhe nuk u formalizua derisa u zhvillua një grevë lufte nga gratë ruse në vitin 1917 për “bukë dhe paqe”. Katër ditë pas grevës, qeveria e përkohshme u dha grave të drejtën për të votuar. Greva u zhvillua më 23 shkurt sipas kalendarit rus të asaj kohe, që me kalendarin evropian ishte data 8 mars.
Si festohet Dita e Gruas në botë?
Dita Ndërkombëtare e Gruas është një festë kombëtare në shumë vende, përfshirë këtu edhe Rusinë, ku shitja e luleve dyfishohet gjatë tre apo katër ditëve para 8 marsit, ndërsa burrat dhe gratë japin lule për të dashurit e tyre. Në Kinë, gratë kryejnë me gjysmë orar ditën e punës më 8 mars, siç është përcaktuar nga Këshilli i Shtetit, edhe pse punëdhënësit nuk e respektojnë gjithmonë traditën. Në Itali, Dita Ndërkombëtare e Gruas ose La Festa della Donna festohet me dhënien e luleve të mimozës. Në SHBA, muaji mars është Muaji Historik i Grave. Një shpallje presidenciale lëshohet çdo vit dhe nderon arritjet e grave amerikane./hej.al