Prej disa kohësh në rrjet po përflitet për reality shown më të ri në Shqipëri, “Ferma Vip” i cili do të transmetohet në ekranin e Vizion Plus.
Të shikosh një VIP si fermer, lopçar, apo kooperativist, është gjëja më e çmendur që pritet të ndodh në muajin Mars në Shqipëri. “Ferma- vip” një patentë të cilën tashmë e zotëron producentja Holta Dulaku dhe televizioni Vizion Plus, do të kthejë përmbys gjithë rregullat dhe skemat e reality show-ve që jemi mësuar të ndjekim deri tani.
Burime ekskluzive për Hej.al, bëjnë me dije se moderimi i është besuar Fjoralba Ponarit e cila prej kohësh ka prezantuar programin e humorist “Portokalli” në Top Channel bashkë me Xhemin dhe Salsanon.
Duket se këtë sezon moderatorja do të vijë në një hapësirë të veçantë, në krye të një programi që realizohet për herë të parë në Shqipëri.
Nga ana tjetër mësohet se kasti i këtij programi nuk është vulosur ende. Disa emra kanë nisur të qarkullojnë në rrjet, megjithatë asgjë nuk është përfundimtare dhe nuk dihet nëse ata do të jenë pjesë e fermës si konkurrentë apo të ftuar specialë.
Bes Kallaku, Sinan Hoxha, Olti Curri, Luiz Ejlli, Robert Aliaj, Ismet Shehu, McKresha…Këto kanë qenë vetëm disa nga supozimet e audiencës së Instagramit e TikTokut, që nuk e di ende ç’e pret, vetëm për njërën nga fotografitë e paindetifukuara që, me sa duket, i ka hapur rrugën hamendësimeve për banorët e Fermës Vip, reality show-t më të ri që producentja Holta Dulaku duket se po kuron në detaje, për t’i dhënë formën e një ‘jete’ që, përditë e më shumë, duam t’i afrohemi të gjithë./hej.al