Brand Dought, i udhëhequr nga stilisti 27-vjeçar Jake Olshan dhe me qendër në Los Angeles, prezanton një pjesë të re, të pazakontë për dekorimin e shtëpisë, një pasqyrë në formën e një thike. “Sepse të dukesh bukur është hakmarrja më e mirë”,-tha marka në një deklaratë zyrtare.
Kjo pasqyrë interesante, prej druri dhe qelqi, është pak më shumë se dy metra e lartë. Druri, i lyer me ngjyrë të zezë, është zbukuruar me tre rrathë argjendi që t’i ngjajë sa më shumë dorezës së thikës. Në pjesën e pasme të pasqyrës ka tre grepa të varur dhe çmimi është 250 dollarë.
Përveç tij, marka ofron edhe të njëjtën pasqyrë, por me shtimin e një tapeti që duket si një njollë gjaku në dysheme. Përmasat e pasqyrës janë të njëjta dhe vjen me grepa të varur. Ky version është pak më i shtrenjtë, me një çmim prej 350 dollarësh./hej.al