Princesha e Uellsit ka kërkuar falje dhe ka pranuar përgjegjësinë për një gabim redaktimi që çoi në fshirjen e një fotografie zyrtare të saj dhe të tre fëmijëve, nga agjencitë ndërkombëtare të fotografisë.
Në një postim në Twitter të postuar në platformat e mediave sociale të Princit dhe Princeshës së Uellsit, Catherine shkroi: Ashtu si shumë fotografë amatorë, unë herë pas here eksperimentoj me editimin. Doja të kërkoja falje për çdo konfuzion që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje.
Editimi i fotos është bërë në afërsi të dorës së Princeshës Charlotte.
Fotografia, e realizuar nga Princi William në Windsor javën e kaluar dhe e publikuar në media përmes Pallatit Kensington për të uruar Ditën e Nënës, ishte e para e Catherine që u publikua pas operacionit të saj dy muaj më parë.
Megjithëse zyrtarët e pallatit shpresonin se kjo do të qetësohej, pas shumë spekulimeve në internet dhe teorive konspirative mbi gjendjen e saj dhe shëndetin e saj, në vend të kësaj ajo nxiti thashethemet pas asaj që dukej të ishte ndërhyrje dhe editim i imazhit./hej.al