Deputetja e Kuvendit të Kosovës Adriana Matoshi, ka bërë të ditur se po përballet me një sëmundje të re dhe se i duhet t’i lë të gjitha angazhimet për të kryer një operim.
”Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet.
Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë. E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës. Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë. Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem. Unë prapë ju du shumë!
Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht. Unë po shkoj, për me u kthy. Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni.
Po shkoj. Ju lutnu unë me u kthy mirë.Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë”, ka shkruar ndër tjera Matoshi./hej.al