Mungesa e Kate Middleton në publik ka ngjallur një sërë teorish konspirative që nëse do të mblidheshin e renditeshin, do të krijonin një serial thriller Netflix-i.
Hera e fundit që Kate u shfaq në publik ishte në vigjilje të Krishtlindjeve të kaluara. Fotoja që dukej krejt e zakonshme në kohën e publikimit, tashmë ka marrë tjetër rëndësi, se është e fundit e Kate para zhdukjes.
Nga 24 dhjetori, deri në 17 janar Kate nuk u shfaq në asnjë detyrë publike dhe pikërisht në 17 janar Pallati Mbretëror njoftoi se ajo do t`i nënshtrohej një ndërhyrjeje të planifikuar abdominale. Rekuperimi i saj do të merrte 10-14 ditë në spital dhe deri në 31 mars në shtëpi. Jemi në 15 mars.
Njerëzit ose e kanë harruar njofimit e parë të mbretërisë, ose i intrigon shpikja e teorive konspirative. Disa i gjen më poshtë:
Teoria 1
Në rrjet qarkullojnë komente të ndryshme dhe analiza që përpiqen të shpjegojnë se Kate me shumë mundësi nuk mund të flasë. Disa thonë se ka rënë të koma, të tjerë se mund të jetë e shtruar në një spital të Shëndetit Mendor.
Teoria 2
Kjo teori rishfaq në skenë Rose Hanbury. Thuhet se ajo është e dashura e një jete e Princ William, dashuri nga e cila ai nuk ka hequr dorë kurrë. Rose është një ish-modele dhe mbesa e një prej shoqërueseve të mbretëreshës Elizabeth. Ajo është e martuar me David Rocksavage, 20 vjet më i madh. Kanë tre fëmijë, njëri prej tyre thuhet se është nga lidhja e saj jashtëmartesore me William. Thashethemet kaë dalë edhe më parë, pas një konflikti të saj me Kate. Mungesa e dukeshës Kate ka risjell në vëmendje Rose. Shumë njerëz thonë se zhdukja e Kate mund të ketë të bëjë pikërisht me rizbulimin e kësaj tradhtie. Rrjeti e krahason fatin e Kate me atë të Diana-s. Diana zbuloi tradhtinë e Charles, u nda prej tij, e diskretitoi duke folur në publik për këtë tradhti dhe në fund përfundoi e vdekur. A ka edhe Kate të njëjtin fat?
Teoria 3
Kjo teori e krahason Kate me fatin e Shelly Miscavige. Shelly është gruaja e zhdukur e drejtuesit të Scientology. Ajo nuk ka vdekur. Ajo nuk ka ikur në shtëpia. Ajo thjesht është zhdukur për publikun. Që prej funeralit të babait të saj, në vitin 2007 publiku thjesht nuk di më asgjë për të. Teoritë janë të shumta edhe në këtë rast, por askush nuk guxon ta përmendë atë të mendon nga grupi Scientology, pasi shefi mund të mërzitet. Ku është Shelly dhe a do ketë edhe Kate të njëjtin fat, të të mos shfaqurit më kurrë në publik? A po ia mbyll dikush gojën asaj?
Teoria 4
Kjo teori nxjerr në skenë një mashkull, të supozuarin të dashurin e Kate. Historitë ndoshta i lidh vetëm rastësia, por Thomas Kingston, burri i kushërirës së William u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Ç`lidhje ka Kate këtu? Thomas ka qenë për shumë vite i dashuri i Pippa Middleton, motrës së Kate. Shumë thonë se edhe Kate kishte një lidhje dashurie me të. A u zbulua? Analizat në rrjet janë: Kate donte të arratisej me të. Mbretëria e zbuloi. Atë e vranë dhe Kate e izoluan. Po sa e vërtetë është kjo?/hej.al