Moderatori dhe aktori Bes Kallaku, i njohur tanimë si Kryeplaku, konfirmoi sonte në “Ferma VIP” ndarjen nga Xhensila Myrtezaj. Gjatë bisedës me fermerët, ai tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten.
“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëhere se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”.
Besi gjithashtu rrëfeu se marrëdhënia e tyre ishte bërë e vështirë, duke e konsideruar Xhensilën “të huaj”.
“Jam në shtëpi me nusen e jemi të huaj. E rëndësishme është t’i kesh mirë më shëndet. Këtë vlerësoj. O Zot faleminderit!”/vizionplus.tv