Atmosfera në “Fermën VIP” duket se është tensionuar. Ka qenë Ditea ajo që është acaruar me fermerët dhe e revoltuar u ka kërkuar atyre që mos t’ia prekin më gjërat e saj personale.
Duket se kjo gjë po ndodh dhe me banorët e tjerë, sepse edhe Dijonisi gjithashtu ka shprehur acarimin e tij dhe ka thënë se e njëjta gjë po ndodh me sendet e tij personale.
Pjesë nga diskutimi:
Ditea: Merr një shapkë, merr një atlete, se nuk hyj dot në shtëpi me këto atlete.
Dijonisi: Po bën 2 ditë kjo gjëja.
Elsa: Do shapkat e mia?
Ditea: Jo nuk dua gjë, unë dua gjërat e mia, dhe gjërat e mia personale mos t’i preki më njeri.
Dijonisi: Fiks. Shumë e shëmtuar.
Ditea: Kushdo që ta ketë bërë, mos t’i preki më njeri sepse është shumë e shëmtuar.
Renisi: Dhe unë jam dakord.
Ditea: Nëse doni ndonjë gjë, ejani dhe ma kërkoni dhe ua jap me gjithë qejf.
Renisi: Ke shumë të drejtë.
Dijonisi: Dhe mua m’i kanë marrë, më kanë lënë pa gjë fare. /vizionplus.tv