Brunilda Lahe është personazhi shumë i njohur dhe i dashur publik, e cila me thjeshtësinë dhe elegancën e saj ka bërë për vete qindra shikues e ndjekës të modës dhe stilit të bukur të jetës.
Brunilda prej muajsh drejton çdo të shtunë emisionin Livingroom në VizionPlus, ku ndan me ndjekësit ide nga më të ndryshmet për të bukurën, jetën me stil, arredimin me shije, finesën dhe përmirësimin e çdo detaji që lidhet me një mënyrë të bukur jetese.
Të gjitha ne presim me kureshtje të shtunën për të parë gjithashtu edhe veshjen e saj të fundjavës dhe për t’u frymëzuar nga stili i saj sa klasik aq edhe i thjeshtë e unik në llojin e tij.
Por këtë herë duket se gazetarja e njohur ka nisur një tjetër sfidë me veshjen dhe modën, që ajo ndjek çdo ditë të saj.
Madje madje, çdo ditë për një muaj resht, gazetarja Brunilda Lahe ka nisur sfidën “të vishemi me rrobat e paprekura nga dollapi”.
Sa nga ne kanë veshje të cilat mendojnë se u ka kaluar koha, ose se ju ka ndryshuar stili, e ndonjëherë janë veshje të përdorura një apo dy herë.
Pikërisht, këto veshje të dollapit të saj Brunilda Lahe po i kombinon dhe po i stilon çdo ditë për ndjekësit e saj, duke na dhënë kështu edhe një mësim të mirë.
Duhet të veshim më parë rrobat që kemi dhe presin rradhën në dollap përpara se të nxitojmë të blejmë të tjera! /hej.al