Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë kush mendoi se ishte mjegull e zakonshme, por jo. Kemi të bëjmë me një fenomen natyror të zhvendosur nga Afrika Veriore, pluhuri afrikan.
”Përqendrimi gjatë ditës së sotme ka qenë më i lartë i grimcave të pluhurit në ajër dhe kjo e ka bërë shqetësuese për qytetarët pasi është e dëmshme për rrugët e frymëmarrjes, sjell problematika sa i përket shikimit horizontal dhe vertikal, si për transportin rrugor dhe atë ajror. Është e gjithë pjesa e perëndimore e vendit e prekur me përqendrim më të lartë të grimcave të pluhurit”, thotë specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni./hej.al