Evropa është pushtuar nga pluhuri afrikan. Edhe Shqipëria është pushtuar nga ky fenomen, Greqia po ashtu. Madje Unioni i Pulmologëve të Greqisë ka paralajmëruar popullin grek, kryesisht grupet vulnerabil dhe të ndjeshme, për efektet e pluhurit afrikan në shëndet.
“Pluhuri afrikan përmban grimca të transportuara që mund të integrohen me polenin, bakteret dhe kërpudhat, duke krijuar një përzierje toksike dhe të rrezikshme për trupin e njeriut dhe veçanërisht për sistemin e frymëmarrjes. Gjatë orëve me përqendrim më të lartë të pluhurit, duhen shmangur si lëvizjet e panevojshme ashtu edhe sportet në natyrë, ndërsa rekomandohet qëndrimi në ambiente të brendshme të ajrosura mirë.”, rekomandon Unioni.
Çfarë duhet të bëni nëse shfaqen simptoma klinike
“Në rast të simptomave klinike, si p.sh., vështirësi në frymëmarrje, kollë intensive dhe irrituese me pështymë të mundshme, dhimbje gjoksi, teshtitje të vazhdueshme, lakrimim dhe zë të ngjirur, individët duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë dhe këshilla mjekësore.”, thekson Unioni./hej.al