Katër vite më parë, këngëtarja Xhesika Polo humbi nënën pas një lufte me kancerin. Teksa po bënte ecje me Mariana Kondin në Ferma VIP, Xhesika ka hapur zemrën dhe i ka treguar aktores momentet e fundit të nënës së saj.
“Vëllai im është komplet e kundërta ime dhe ai më mban kështu. Mos të ishte për të mund të kisha marrë 100 vendime të gabuara në jetë. Edhe kur iku mami ai u rrit. Sepse ka qenë shumë i lidhur me mamin. Tmerrin më të madh kur u sëmur mami kisha Markon, por ai u rrit brenda natës. Ai u tregua 10 herë më i fortë se unë. Unë isha e vetmja që e kam parë mamin tim të jepte shpirt dhe duhet t’ja thoja të gjithëve. Kur ja thash babit aty mu këput një cop. Dhe erdhi im vëlla dhe më tha do e kalojmë bashkë”, tregoi Xhesika.
Xhesika ka treguar se ajo ndenji vetë aty, në momentet e fundit të nësës së saj, pasi askush nuk mund ta përballonte tjetër./hej.al