Albano Bogdo ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale. Artisti ka treguar se prindërit e tij janë ndarë dhe se pas 10 viteve ai është takuar me babain e tij kur ndodhej në Milano për një koncert. Albano është shprehur se prindërit e tij janë çifti i parë që janë divorcuar në Sarandë në kohën e demokracisë.
Fermeri ka rrëfyer se ai ka qenë në moshën 12 vjeçare dhe i është dashur të punojë duke shitur akullore dhe banane anës detit. Fermeri shprehet se në atë periudhë u kthye në burrin e shtëpisë për të ndihmuar familjen.
“Babai dhe mamaja ime janë çifti i parë që janë divorcuar në Sarandë në kohën e demokracisë. Dashamirësit të thonë je ti burri i shtëpisë tani, dhe të jesh burri i shtëpisë do të thot të punosh, të heqin nga fëmijëria. Lër librat merr një termuz dhe shit akullore. Ia kam ndjerë mungesën babait por nuk e kam shprehur asnjëherë.
Armiku më i amdh që kam pasur ishte ai. Një dite e kemi kuptuar që nuk kishim asnjë armiqësi me njëri-tjetrin. Filloi të më qante dhe më përqafoi, kisha 22 vite qe nuk e përqafoja, nuk e dija që më donte babai. Mamanë e kam dritën e syve, nuk e bënin dot 10 burra atë që ka bërë mamaja ime për mua”, ka rrëfyer ndër të tjera Albano./vizionplus