Lëkundjet e fuqishme që tronditën Tajvanin mëngjesin e sotëm kanë dëmtuar 125 ndërtesa në të gjithë ishullin, sipas Agjencisë Kombëtare të Zjarrit (NFA).
Rreth gjysma e ndërtesave të dëmtuara janë në Hualien, pranë epiqendrës së tërmetit, sipas zyrtarëve lokalë. Katër ndërtesa në qark ishin shembur pjesërisht, citon CNN. Banorët nga tre prej ndërtesave janë evakuuar në mënyrë të sigurtë, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në ndërtesën nëntë-katëshe Uranus, e cila është anuar djathtas pas shembjes së katit përdhes. Qarku u godit gjithashtu nga rrëshqitjet e dheut dhe rënia e gurëve, duke çuar në mbylljen e një autostrade kryesore bregdetare ku u dëmtuan tunele të shumta. Tërmeti shkaktoi paralajmërime për cunami në Tajvan, Japoninë jugore dhe Filipine, me valë më pak se gjysmë metër (rreth 1.5 këmbë) të vëzhguara përgjatë disa brigjeve. Të gjitha paralajmërimet për cunami u hoqën më vonë. Paralajmërimet për cunami nxitën gjithashtu linjat ajrore dhe aeroportet të pezullonin fluturimet, të cilat u rifilluan më vonë. Më shumë se 91,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike, sipas Qendrës Qendrore të Komandës Emergjente të Tajvanit.
Tërmeti u pasua nga disa pasgoditje të forta, me lëkundje të ndjera në të gjithë ishullin, duke përfshirë në Taipei. Në ditët në vijim priten lëkundje me magnitudë 7 ballë./hej.al