Kanë lindur keqkuptimet e para mes fermerëve të rinj dhe atyre të “vjetërve”.
Artemisa dhe Floriani kanë pasur një konflikt mes njëri-tjetrin. Gjatë mbrëmjes së djeshme Flori pyeti Artemisën: “Ç’pate ti?”, duke iu referuar hyrjes së saj në këtë format.
Kjo pyetje e ka prekur Artemisën dhe u shpreh se është zhgënjyer, pasi nuk e priste këtë pyetje prej tij.
Pjesë nga biseda:
Artemisa: Kur hyra, i kishe nja dy batuta.
Floriani: Të tipit?
Artemisa: Pse erdhe?
Floriani: Të thash un ty pse erdhe?
Artemisa: Më the ç’pate?
Floriani: Unë për të mirën tënde e kisha. Jo ç’pate… Do ta kuptosh shumë shpejt pse e thash atë.
Artemisa: Unë nga ty se prisja atë sepse njihemi jashtë. Prisja të më mirëprisje. /vizionplus.tv