Gazetarja Aulona Musta, e cila është shumë e njohur për modelin e jetës së shëndetshme dhe që stërvitet rregullisht, shpesh e shohim të apasionuar pas udhëtimeve. Vendi që ka zbuluar ajo këtë herë duket si magjik dhe hera herës për fotot e këtij vendi është thënë se janë një fotomontazh. Në fakt nga udhëtimi i fundit i Aulonës, ajo zbuloi për ndjekësit urën e njohur si: Golden Hands Bridge, që ndodhet pranë Vietnamit.
“Një urë, e cila shfaqet pas udhëtimit me një nga tre teleferikët më të gjatë në botë dhe që lidh stacionin e teleferikut me kopshtet e shumtë të luleve dhe statujave të ndryshme (si psh ajo e Budës) duke dhuruar pamje të jashtëzakonshme.
Për të vazhduar më pas për në French Village dhe Amusement Park, të cilat të krijojnë përshtypjen e një mini Disney Park, me të vetmin ndryshim që këtu të gjitha lojërat ishin falas!
Një eksperiencë që të merr gjithë ditën, por që ja super vlen nëse jeni në Da Nang/Hoi An.
Tour-in e prenotova online tek aplikacioni GetYourGuide ku prenotoj thuajse çdo aktivitet kur jam jashtë Shqipërisë.”,shkruan ajo./hej.al