Prindërimi është një punë e vështirë dhe ju kurrë nuk do të gjeni një udhëzues se si të rrisni një fëmijë të përsosur. Por studime të ndryshme kanë zbuluar disa strategji prindërore me anë të të cilave ju mund të rrisni fëmijë që do të bëhen një ditë të suksesshëm në jetë.
1. Mos ua fshihni kurrë të vërtetat!
Fëmijët të cilëve prindërit u thonë gënjeshtra, edhe nëse ato janë “gënjeshtra të bukura për të fshehur një të vërtetë të shëmtuar”, mund të kenë më shumë probleme për t’u përshtatur me jetën e të rriturve. Kur një fëmijë bën një pyetje të vështirë, gënjeshtra mund të duket mënyra më e lehtë për të dalë nga situata. Por mos harroni se ndershmëria është politika më e mirë. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të gënjejnë prindërit e tyre pasi të rriten dhe të fillojnë të përfshihen në sjellje negative.
2. Mos ndani në internet pjesë nga jeta e fëmijëve tuaj!
Në epokën e internetit, shumë fëmijëve po u shkelen të drejtat e privatësisë. Ka plot prindër që ndajnë fotot dhe informacione në lidhje me ta në mediat sociale. Shumë blogerë madje kanë ndërtuar një karrierë duke ekspozuar jetën e fëmijëve të tyre në internet dhe vazhdojnë t’i shfrztëzojnë fëmijët e tyre si përmbajtje për rrjetet sociale. Kjo ndikon në vetëvlerësimin e fëmijëve.
3. Inkurajojini fëmijët të udhëtojnë!
Udhëtimet janë të shkëlqyeshme: takoni njerëz të rinj, provoni ushqime të reja, shikoni vende të reja dhe përjetoni kultura të reja. Rezulton se fëmijët mund të përfitojnë shumë nga kjo. Udhëtimet nxisin kureshtjen e tyre intelektuale, aftësinë e tyre për t’u përshtatur dhe zgjidhur problemet shpejt, si dhe i bën ata më të pavarur dhe më të sigurt në vetvete. Kur të rriten, ata do të priren të jenë më mendjehapur.
4. Lavdëroni përpjekjet, jo rezultatet!
Ekzistojnë 2 mënyra për të lavdëruar arritjet intelektuale: të thuash “Je kaq i zgjuar!” ose të thuash “Ke punuar shumë dhe e ke kuptuar!” E para u thotë fëmijëve se ata nuk kanë asnjë lidhje me arritjet aktuale dhe nuk mund t’i përmirësojnë aftësitë që ata tashmë kanë. Por kur jua vlerësoni përpjekjet, ju i frymëzoni fëmijët të bëjnë edhe më mirë dhe të mos dorëzohen. /hej.al