Bimët mund të transformojnë pamjen e çdo dhome në shtëpinë tuaj, duke shtuar një prekje gjallërie edhe në mjedisin me pamjen më të dobët.
Nëse jeni duke ridekoruar shtëpinë tuaj për pranverë, shtimi i disa bimëve shtëpiake mund t’i japë hapësirës tuaj një ngjyrë pa pasur nevojë të investoni shumë. Bimët janë më të lira se mobiljet dhe shumica e dekorimeve të tjera të shtëpisë.
Por përveç estetikës, ka pasur studime të panumërta që vërtetojnë përfitimet e bimëve shtëpiake në shëndetin tonë mendor. Të qenit pranë bimëve mund të zvogëlojë stresin tuaj, mund t’ju ndihmojë të shëroheni më shpejt nga sëmundja dhe madje mund t’ju bëjë më produktivë.
Një studim gjatë bllokimit të Covid-19 në Bullgari zbuloi se njerëzit me bimë shtëpiake bredna dhomës, ose një kopsht me lule ndjenin më pak simptoma depresioni dhe ankthi sesa ata që jetonin pa praninë e bimëve shtëpiake. Kjo mund të shpjegojë shpërthimin e interesit për bimët shtëpiake gjatë pandemisë.
Gjithçka ka të bëjë me dy elementë kryesorë që u duhen bimëve për të lulëzuar – drita dhe uji. Ndaj mos i neglizhoni.
Ekspertët besojnë se “të gjitha bimët janë për të gjithë njerëzit”. Por ata pranojnë se disa bimë janë pak më ekspresive se të tjerat, duke e bërë më të lehtë kujdesin për to.
“Duhet të filloni diku, kështu që pse të mos filloni me një Monstera Variegata (lule shqiponje)?. Por nëse doni të jeni të sigurt, filloni me një Spathiphyllum sepse ajo bimë do t’ju njoftojë gjithmonë kur ka etje.