Njerëzit në të 30-at dhe 40-at që kanë ndërprerë gjumin, mund të kenë më shumë gjasa të kenë probleme me kujtesën dhe të menduarit në vitet e mëvonshme.
Studiuesit zbuluan se ndërprerjet e shkurtra të përsëritura të gjumit në moshën e mesme ishin të lidhura me funksionin më të keq të trurit 11 vjet më vonë.
Studimi u publikua të mërkurën në Neurology, revistën mjekësore të Akademisë Amerikane të Neurologjisë. Ai përfshinte më shumë se 500 pjesëmarrës të cilët u ndoqën për më shumë se një dekadë.
Ky është studimi i parë që sugjeron se lidhja midis cilësisë së gjumit dhe kujtesës mund të bëhet e dukshme qysh në moshën e mesme.
Duke pasur parasysh se shenjat e sëmundjes së Alzheimerit fillojnë të grumbullohen në tru disa dekada përpara se të fillojnë simptomat, të kuptuarit e lidhjes midis gjumit dhe njohjes më herët në jetë është kritike për të kuptuar rolin e problemeve të gjumit si rrezik.
Disa studime kanë zbuluar se shqetësimet e gjumit mund të lidhen me një rrezik në rritje të problemeve njohëse te të rriturit. Një studim i botuar në revistën Sleep në vitin 2013 e lidhi qartësisht fragmentimin e gjumit tek të moshuarit me sëmundjen e Alzheimerit.
Studiuesit gjithashtu kanë lidhur më parë kohëzgjatjen e gjumit, me rrezikun e çmendurisë për të rriturit e moshuar.
Çrregullimet e gjumit në moshën e mesme, vunë në dukje studiuesit e këtij studimi të fundit, mund të shkaktohen nga procese fiziologjike si menopauza ose faktorë psikosocialë siç është stresi i punës.