Nata e dytë e Eurovizion ka përfunduar dhe kënga që përfaqësoi Shqipërinë Titan”, kënduar nga Besa Kokëdhima nuk arriti të futet në finale. Një reagim ka ardhur nga gazetari i showbiz Nini Feshti, i cili në një prononcim në tv Euronews albania” në programin e mëngjesit tha se Besa u braktis nga kolegët e saj.
“Besa nuk duhet të kishte kënduar anglisht. Përfaqësimet tona më të sukseshme kanë qenë shqip, përveç Anjeza Shahinit. Kënga me tekstin anglisht është një këngë mëse e dëgjuar, një tekst klishe; unë jam një “Titan”. Ka dhe shumë këngë të tjera me këtë mesazh. Kënga Titan mu duk se edhe vetë Besa nuk e këndonte dot. Ogur i keq ishte nata e dytë, e cila ka pasur mjaft pretendentë për finalen e Eurovizion”. Nini tha gjithashtu se artistët e braktisën Besën. “Ata nuk e mbështetën në rrjetet sociale, në mënyrë që të kishte më shumë sensibilizim për marrjen e votave. Nuk përdorën rrjetet e tyre, madje as këngëtarët ishpjesmarrës në Eurovizion. Besa është komentuar shumë pak. Ronela pati bujë, kishte faje të tjera, por kënga pati bujë, dëgjhej, këndohej. Vitet e kaluara mbështetja ka qenë më e madhe, ndërsa këtë herë nuk e kuptova se përse Besa u braktis mbi të gjitha nga kolegët artistë”, tha gazetari Nini Feshti.