Kjo është një pyetje që kur shikojmë dollapët, garazhet, depot, sirtarët e kuptojmë që ka një përgjigje të vështirë. Ato janë të mbushura me sende që i kemi përdorur vetëm një herë ose asnjëherë. Ose i kemi përdorur shumë dikur, e meqë i kemi përdorur shumë kemi 10 vjet që i lëmë të na mbushin sirtarët tanë nostalgjik.
Lexoni pyetjet e mëposhtme:
A e kam përdorur/veshur gjatë vitit të kaluar?
Nëse jo me shumë mundësi nuk do ta përdorni as vitin tjetër. Hidheni!
A është në gjëndje të mirë?
Nëse nuk është a do të shpenzoj kohë dhe para për ta riparuar?
A e justifikon hapësirën që zë?
Shëmbull: nëse ju pëlqen shumë muzika klasike, atëherë duhet të mbani patjetër piano të madhe, por nëse nuk e përdorni mendohuni nëse mund ta shfrytëzoni atë hapësirë për diçka tjetër. Dhurojani pianon atyre që ja dinë vlerën.
Po e hodha e zëvendësoj dot më vonë me ato që kam?
Nëse përgjigja e menjëherëshme është PO, atëherë hidheni
Po e mbaj këtë vetëm se i përkiste dikujt që e doja?
Është vendim i vështirë nëse keni përpara sende që i përkasin një të dashurit tuaj që ka ndërruar jetë. Mos harroni që këto janë kujtime të jetës së dikujt tjetër jo suajës. Ti hidhni sendet e dikujt, nuk tregon se sa shumë (apo sa pak) e keni dashur atë person.
A mbart ky send energji negative?
Mos mbani dhurata të njerëzve që nuk ju pëlqejnë, foto të një periudhe të palumtur apo të një marrëdhenie të dështuar, rroba që nuk ju bëjnë, apo ilaçet e një kure të dikurshme