Të gjitha këto sekrete do jua tregojmë në këtë shkrim
Megjithëse çmimet janë rritur shumë, ka ende mënyra se si të kursejmë “pa vdekur për bukë” të kuptohemi.
Më poshtë keni këshillat dhe sekretet e blerjeve të zgjura
Blini të Mërkurën
Suprmarketet priren të jenë më pak të mbushura me njerëz të Mërkurën në mbrëmje, kështu që do të përfundoni më pak të hutuar. Është gjithashtu dita kur nisin ofertat speciale javore.
Mos shkoni në supermarket i uritur
Studimet tregojnë se ju blini më shumë kur jeni të uritur (përfshirë edhe artikujt jo ushqimorë). Nëse blini kur jeni të uritur, jeni më të ndjeshëm ndaj blerjeve impulsive, që zakonisht nënkuptojnë ushqime të përpunuara ose të paketuara që janë më të shtrenjta dhe në përgjithësi më pak të shëndetshme
Mos merrni karrocën e madhe
Ka një arsye pse karrocat ushqimore në supermarkete po bëhen gjithmonë e më të mëdha: Nëse ju duhen vetëm disa artikuj por merrni një karrocë ushqimore me madhësi të plotë, ka shanse që të blini më shumë. Filloni me një mini- karrocë dhe mos e ndërroni. Do t’ju shpëtojë nga blerjet e shpejta të momentit që ndoshta nuk ju nevojiten.
Ndaloni blerjet në nivelin e syve
Ne priremi t’i shikojmë artikujt e vendosur në nivelin e syve sepse janë të përshtatshëm dhe industria e shitjes e di këtë, kështu që aty në atë nivel përfundojnë shpesh artikujt më të shtrenjtë. Artikujt me çmim më të mirë për ne, vendosen në raftet e poshtme. Kush e dinte se “shikoni poshtë” mund të ishte përgjigja se si të kurseni para në sende ushqimore?
Blini më rrallë
Më shumë vizita nësupermarket do të thotë më shumë shpenzime në dyqane ushqimore. Shkoni në supermarket vetëm një herë në javë, nëse është e mundur.
Para se të shkoni në supermarket bëni një listë, kontrollojeni dy herë, jo “Po dal një herë të shof ça do marr”
Bëni një listë ushqimesh detergjendësh etj dhe përmbajuni asaj, pavarësisht se sa i mirë duket paketimi i çokollatave apo biskotave, për të cilat në fakt nuk është se keni nevojë atë ditë. Hej.al