Ja se si të shmangni disa gabime të zakonshme kur shkoni diku për darkë.
Zakoni 1: Këmbëngulja për të ndihmuar të zonjën e shtëpisë
Që në moshë shumë të re, shumë prej nesh kanë mësuar, se është e sjellshme të ndihmojmë sa herë që mundemi. Është e sikletshme të shikosh të zonjën e shtëpisë, duke bërë shumë punë për të bërë gati darkën ndërsa ju thjesht uleni dhe shikoni.
Mos këmbëngulni! Ka gjëra që i zoti dhe e zonja e shtëpisë e kanë më mirë ti bëjnë vetë. Kur ata ju thonë, ”Faleminderit shumë, s ka nevojë”. Nuk kanë vërtet nevojë.
Çfarë duhet të bëni: Ju mund ti ndihmoni edhe duke treguar se si mysafir po kënaqeni shumë.
Zakoni 2: Ardhja me lule të freskëta.
Kush nuk do ti donte lulet. Në çdo shekull janë të bukura njesoj. Mirëpo duan përkushtim. Ai ose ajo që del te dera dhe merr lulet duhet të lërë çdo punë dhe të merret me to në mënyre që të respektoj të ftuarin që i solli. Të zgjidh lulet nga buqeta, të marrë një vazo, ta mbush me ujë, të presë kërcellin, të vendos lulet dhe të gjej një vend të duhur në mënyrë që i ftuari të marrë respektin për aktin e tij.
Çfarë duhet të bëni: Nëse ju pëlqen ideja e dhurimit të luleve, shkoni me një bimë të mbjellë në vazo. Ose për një bast tjetër të sigurt, zgjidhni një shishe verë apo pije tjetër alkoolike. (vetëm mbani mend udhëzimet qe do të lexoni më poshtë)
Zakoni 3: Ardhja si mysafir me një gatim për darkë
Nëse keni menduar të merrni një gatim dhe t’ ja shtoni menusë së të zotëve të shtëpisë pa u këshilluar me ta, dijeni se jeni pak imponues. E para se do të prishni rradhën e gatimit të zonjës së shtëpisë dhe e dyta nuk keni marrë parasysh shijet dietike ose jo të pjesëtareve të tjerë të darkes.
Çfarë duhet të bëni: Sillni diçka që nuk ka synim të konsumohet menjëherë. Një dhuratë ushqimore si çokollata në kuti për shembull, është pothuajse gjithmonë e përshtatshme. Nëse dëshironi t’i sillni një pjatë për ta shërbyer të zotëve të shtëpisë, diskutoni me ta paraprakisht. Një sms e thjeshtë do të shmangë çdo problem të mundshëm.
Zakoni 4:Të sjellësh më shumë ushqime sesa duhet
Nëse ju dhe mikpritësi juaj i darkës keni rënë dakord që do të sillni një pjatë për t’u servirur në atë darkë të veçantë, atëherë tashmë keni një fillim të shkëlqyeshëm nëse vini me atë pjatën në dorë për të cilën treguam në fillim. Mënyra ideale është të sillni mjaftueshëm për të ushqyer të gjithë të ftuarit. Ndoshta, nga bujaria, mund të jeni të prirur edhe të sillni shumë më tepër por disa mikpritës sipas ekspertëve mund të mos e vlerësojnë gjestin.
Nëse është një darkë për tetë dhe ju sjellni mjaftueshëm për 20, hosti juaj do të ketë barrën shtesë për t’u marrë me mbetjet e pashmangshme. Plus, mund të duket sikur nuk u beson atyre që po shtrojnë darkën se kan gatuar mjaftueshëm.
Çfarë duhet të bëni: Nëse ju dhe të zotët e shtëpisë keni rënë dakord që do të sillni një pjatë +, për t’u shërbyer në një ngjarje të caktuar, pyesni njërin prej tyre saktësisht se sa i duhet atij nga çfarëdo që po sillni. Në këtë mënyrë, ju mund të planifikoni në përputhje me rrethanat dhe nuk mund të ketë keqkuptime apo gabime aksidentale të etiketës.
Zakon 5: Zgjedhja e një pjate që kërkon përgatitje në kohë reale
Le të themi se ju dhe të zotët e shtëpisë keni rënë dakord që do të sillni guakamole. Guakamole i sapo bërë është edhe më i mirë, kështu që mund të jeni të prirur të sillni përbërësit e papërpunuar për t’u përgatitur në çast. Të zotët e shtëpisë do të vlerësojnë përpjekjet që keni bërë, pasi kjo do të thotë, se cilësia e kontributit tuaj do të jetë në të njëjtin nivel me pjatat e tyre. Por e vërteta është se mikëpritësit tuaj mund të mos jenë edhe aq të kënaqur. Ata do të preferonin që çdo pjatë që sjell mysafiri të jetë e përgatitur paraprakisht. Kjo për shkak se e zonja e shtëpisë mund të ndihet në siklet që ka dikë tjetër në kuzhinë ndërsa po bën punën e saj, dhe gjithashtu mund të ndihet e detyruar të pastroj rrëmujën që bëni ju në vend të përqëndrohet tek pjatat e saj.
Çfarë duhet të bëni: Çfarëdo pjate për të cilën keni rënë dakord ju dhe mikpritësit tuaj, duhet të arrijë plotësisht e përgatitur, e gatuar dhe e vendosur në një pjatë shërbyese. Nëse keni nevojë që të ngrohet, sigurohuni që ta diskutoni këtë me të zotët e shtëpisë paraprakisht, në mënyrë që ata të mund ta konsiderojnë atë me nevojat e furrës së pjatave të tjera. Nëse keni bërë një gabim, mos u shqetësoni por dini se si të kërkoni falje në mënyrën e duhur.
Paraqitja e një shishe verë ose pije alkoolike te mikpritësi juaj si një gjest vlerësimi është i sjellshëm dhe i menduar. Megjithatë, mund të lindin probleme nëse dëshironi që ajo shishe të hapet. I zoti i shtëpisë mund të ketë hapur verën e tij dhe tuajën dëshiron ta mbaj. Ndaj mos pyesni “A do e hapni verën që solla?”
Zakoni 6: I tregoni të zotëve të shtëpisë për kufizimet tuaja dietike
Nëse keni alergji ushqimore ose kufizime të tjera dietike, ndoshta e dini se të flasësh për atë që i bën gluteni barkut tuaj nuk është fillimi i bisedës më të zgjuar të darkës. Nëse jeni vegjetarian, mos i detyroni ata të kujdesen për ju. (Në fund të fundit, ka gjithmonë një sallatë ose një pjatë anësore, apo jo?).
Kur jeni të ftuar në një darkë, mënyra më e sjellshme e veprimit është t’i mbani për vete shqetësimet tuaja dietike dhe të shpresoni se do të ketë diçka që mund të hani. Por nëse nuk flisni me mikpritësin tuaj për këtë paraprakisht, mund të jetë e sikletshme për ju (do të mbeteni të uritur) dhe ata (ata patjetër do ta vënë re nëse nuk jeni duke ngrënë ushqimin që ata kanë vënë. Mbani mend: Ata kanë marrë shumë kohë për të përgatitur vaktin dhe duan që ju, si mysafiri i tyre, të jeni të lumtur.
Çfarë duhet të bëni : Nëse keni probleme dietike, ia përmendni ato pritësit tuaj paraprakisht. Atëherë mund të vendosni, së bashku, se çfarë funksionon më mirë për të dy ju dhe për hir të rrjedhës së partisë.
Zakoni 7: Pastrimi i enëve pas darkës
Ata kanë bërë shumë punë – më e pakta që mund të bëni është t’i ndihmoni të pastrojnë. Por edhe nëse ata e mirëpritën ndihmën tuaj gjatë gjithë mbrëmjes, ia vlen të keni parasysh se dinamika mund të jetë e ndryshme kur bëhet fjalë për pastrimin e tryezës. “Diçka që të ftuarit e bëjnë shpesh dhe që është me qëllim të mirë (por unë do të preferoja që ata të mos e bënin) është ndihma me pjatat. Çdo amvisë ka zakonet e saj se si trajton porcelanin, kristalin, enët e rënda dhe preferon të bëj pastrimin siç e ka në mendjen e saj. Ju nuk e dini rradhën e punës!
Çfarë duhet të bëni: Prisni që e zonja e shtëpisë të nisë e para të pastroj. Nëse e pranon ndihmën tuaj lëreni zonjën e shtëpisë të udheheq, bëhuni “piloti i dytë i avionit” dhe bëni kontakt strategjik me sy.
Zakoni 8: Bisedoni kur të tjerët kanë ikur
Festat e darkës kanë të bëjnë me kohë të mira dhe biseda të mira, por ndonjëherë nuk mund të flisni aq sa do të dëshironit me personin me të cilin vërtet dëshironi të kaloni kohë: mikpritësin tuaj. Sidomos nëse ai person është një shok i mirë ose një shok që nuk e keni parë për një kohë, mund të mendoni se koha për të kaluar si duhet është të nisni një bisedë kur të tjerët të jenë larguar. Atëherë mund të flisni vërtet. Ose ndoshta thjesht dëshironi të qëndroni vonë për të ndihmuar në pastrimin e tavolinës, sepse nuk doni t’i lini ata me një rrëmujë të madhe. Por qëndrimi vonë, edhe kur është me qëllim të mirë, mund të ushtrojë më shumë presion mbi të zotët e shtëpisë. Po ndenjët shumë gjatë ju mund ta gjeni veten kur të ikni me një qese plehrash në dorë.
Çfarë duhet të bëni: Merrni përsipër të servirni kafenë duke lënë të kuptoni se jeni dakort që kjo darkë që përfundojë për një orë dhe gjatë asaj kohe mund të flisni.