Nuk do ta besoni se sa ndryshe është shtëpia e Rita Orës nga ajo çfarë presim kur shikojmë stilin e jashtëm të saj. Shtëpia nuk është aspak si rezidenca moderne me një pishinë pafundësie që mund të imagjinojmë për të.
Rita është një nga ato personazhe të famshëm të shekullit të 21-të që duket se i bën të gjitha – ndjekësit e saj në Instagram e dinë se ka të ngjarë të postojë një ditë nga Parisi, Los Anxhelosi disa ditë më vonë dhe Zelanda e Re javën e ardhshme. Gjithë ky shkëlqim i jashtëm është krejtësisht në kontrast me banesën ku ajo jeton. Ora banon në një shtëpi simpatike me tulla në lagjen Primrose Hill të Londrës Veriore. E ndërtuar në vitin 1877 me stil Viktorian, ndërtesa dikur ishte shtëpia e ilustruesit Arthur Rackham, puna e të cilit përfshin “Liza në botën e çudirave” apo “Piter Pan”. Ilustruesi e kishte mobiluar atë me fantazinë e një njeriu që shkonte përtej kësaj bote. Shtëpia historike duket sikur edhe sot ka brenda Lizën edhe Piter Panin, personazhe te cilët artisti i deshi shume.
“Unë kam pasur gjithmonë një tërheqje për shtëpitë me një frymë të vjetër,” tha Ora “Vetja ime e jashtme është super e ndezur, plot ngjyra dhe jam vërtet krenare për vendimet që marr. Brenda, vetja ime e brendshme është e kundërta. Doja që bota ime shpirtërore e panjohur të reflektohej në shtëpi”. Rita thote, se arsyeja që e bleu ndërtesën ishte historia e saj. Shtëpia ka kushtuar 7.5 milion paund ka 6 dhoma dhe Rita e bëri të vetën me kushtin që të mos bënte ndryshime, përveçse në disa ambiente.