Takoni dikë dhe nuk dini nëse duhet ti jepni dorën? Akoma më keq ja keni zgjatur disa herë dhe jeni turpëruar pasi ai/ajo nuk jua ka kthyer? E dimë e dimë, siklet i madh është. Ne hulumtuam dhe po ju tregojmë rregullin e artë që ju shpëton nga ky “keqkuptim”.
Ekspertët e sjelljes tregojnë se çfarë duhet të bëni:
- Nëse një zotëri takohet me një zonjë, ajo që zgjat dorën e para është zonja.
- Nëse takohet një i ri dhe një i moshuar, ai që zgjat dorën i pari është i moshuari.
- Nëse takoheni me eprorin tuaj, ai që zgjat dorën i pari është eprori.
Rregulli është ky: Gjithmonë personi i një rangu më të lartë ka ekzkluzivitetin e nisjes së kësaj formule.
Kujdes: Një burrë ngrihet gjithmonë në këmbë, një grua jo. Ajo e bën vetëm në rastetet kur i jep dorën një personi të moshuar ose dikë që do ta respektoj në mënyrë të veçantë.
Për ju që keni dëshirë ti puthni dorën një gruaje, kujdes; Nuk puthet dora në shëtitore, plazh dhe park.