Përdorimi i emërtimeve, apo i emrave, në bazë të situatave në të cilat ndodhemi na vë shpesh në pozitë të vështirë dhe na ngatërron.
A mund ti drejtohemi eprorëve me termat; “Bos”, “menaxher”, “pronar”, “shefi”?
Rregullat e mirësjelljes japin këtë përgjigje.
Nuk tingëllon bukur, as “pronar”, as “zoti pronar”, as “bos”, as “shef”.
Është më e pëlqyeshme ti drejtohemi tjetrit duke i përendur emrin. Në rast se nuk e dimë; thjesht “Zotëri”.
Konsiderohet e palejueshme ti thuash eprorit tënd “shef”. Ngandonjëherë të lejohet nga vetë eprori yt që ta thërrasësh me emrin e tij, kështu marrëdhëniet e punës bëhen më të ngrohta dhe midis njerëzve të mirëedukuar nuk mungon respekti i ndërjselltë.
Kur nuk e dimë emrin e personit por njohim profesionin atëherë themi: “Mirmëngjes zoti profesor”, ”Përshëndetje zoti inxhinier”
Në rast se jeni në rolin e “inferiorit” titulli është absolutisht i domosdoshëm
Pacienti duhet të thotë;- “Zoti doktor” dhe jo –“Zoti Kodra”
Nxënësi dhe prindi duhet të thonë; ”Zoti drejtor” dhe jo “Zoti Boni” madje edhe kur banojmë në një pallat dhe njihemi prej kohësh.