Instituti britanik Q.S. World University Rankings, i çertifikuar për analizën, vlerësimin dhe renditjen e universiteteve, publikoi së fundmi renditjen e universiteteve më të mira në botë për 2024
Universitetet evropiane dhe të Amerikës së Veriut dominojnë në renditjen botërore të QS 2024. Instituti i Teknologjisë të Massachusetts (MIT) siguron pozicionin e parë për të 12-tin vit radhazi. Vlerësimi vjetor -tashmë në vitin e tij të 20-të bazohet në analizën e 17.5 milionë punimeve akademike dhe mendimet e ekspertëve të mbi 240,000 fakulteteve akademike dhe punëdhënësve nga e gjithë bota. Evropa meritoi 5 nga 10 pozicionet kryesore, ndërsa universitetet anglishtfolëse dominojnë në nivelet e larta të renditjes me rezultate perfekte në kategori të tilla si; reputacioni akademik, reputacioni i punëdhënësit dhe raporti fakultet/student.
Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT) në Kembrixh, Shtetet e Bashkuara, siguroi vendin e parë me një rezultat të përgjithshëm prej 100 pikë për të 12-tin vit radhazi. Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar pason nga afër, duke marrë vendin e dytë me 99.2 pikë, ndërsa rivali lokal, Universiteti i Oksfordit siguroi vendin e tretë me 98.9 pikë. Universiteti i Harvardit zuri vendin e katërt me një rezultat prej 98.3 pikë dhe Universiteti Stanford u rendit i pesti me 98.1 pikë
Në Evropë, 10 universitetet më të mira për vitin 2024 janë:
Universiteti i Kembrixhit (99.2) i cili ishte i dyti në botë; Universiteti i Oksfordit (98.9), i treti në mbarë botën; Kolegji Imperial i Londrës (97.8), i cili zuri vendin e gjashtë në mbarë botën; ETH Zurich (93.9) i 7-ti në total; dhe Kolegji Universitar i Londrës (92.4) i cili ishte i 9-ti në botë. Në vendin e gjashtë në kontinentin evropian është Universiteti i Edinburgut në MB (86,1), i ndjekur nga Université PSL Paris, Francë (85,8), Universiteti i Mançesterit (82,2), École Polytechnique Fédérale de Lausanne (EPFL), Zvicër ( 80.4) dhe Universitetin Teknik të Mynihut, Gjermani (80).
Rezultati i përgjithshëm i renditjes prestigjioze arrihet duke marrë parasysh 9 metrika vendimtare: reputacioni akademik, reputacioni i punëdhënësit, raporti, fakultet-student, citimet për fakultet, raporti i fakultetit ndërkombëtar, raporti i studentëve ndërkombëtarë dhe, për herë të parë këtë vit u fut si kriter, rrjeti ndërkombëtar i kërkimit, rezultati i punësimit dhe qëndrueshmëria. Treguesit e rinj “pasqyrojnë ndryshimet në arsimin e lartë që kanë ndodhur gjatë dy dekadave të fundit, të tilla si rëndësia në rritje e qëndrueshmërisë, punësueshmërisë dhe bashkëpunimeve kërkimore”, tha Symonds Quacquarelli, analisti i firmës që qëndron pas renditjes.
Institucionet e njohura të BE-së që shfaqin forcën e tyre në bashkëpunimin ndërkombëtar kërkimor janë Université PSL Paris (Universiteti i Shkencave të Parisit et Lettres) – i cili zuri vendin e tretë në ‘kategorinë e rrjetit ndërkombëtar të kërkimit’, Sorbonne (e katërta), KU Leuven dhe Universiteti i Ghentit në Belgjikë (i 6-ti dhe i 8-ti respektivisht), dhe Université de Montpellier në Francë (i 9-ti).
L.C